Kadiu: Qeveria po zhvat qytetarët, karvani i babëzisë ecën përpara

Kadiu: Qeveria po zhvat qytetarët, karvani i babëzisë ecën përpara

Fatbardha Kadiu, deputete e PD-së

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka akuzuar qeverinë se po zhvat qytetarët me iniciativën e fundit për të rritur taksën që paguajnë shqiptarët për Radio Televizionin Publik Shqiptar e për ta ndarë më pas me televizionet private.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu thekson se median e lirë nuk e ndan asgjë nga propaganda dhe se kryeministri Rama po përpiqet të grabisë çdo pasuri publike të mundshme, siç po bënë këtë herë edhe me frekuencat televizive.

Çfarë ndryshimi kanë frekuencat e transmetimeve televizive nga çdo pasuri tjetër publike?! ASGJË. Atëherë le ta zhvasim.

Çfarë e ndan sot median e lirë nga propaganda?! ASGJË. Atëherë ta suportojmë me lekët e qytetarëve. Atëherë le t’u marrim para shqiptarëve e t’ia japim këtyre mediave private.

A ka ndonjë ndryshim kjo e fundit nga të gjitha punët e qeverisë Rama?!! ASGJË. Karvani i babëzisë ecën përpara.

P.s. Mediat në Shqipëri janë të përjashtuara nga TVSH-ja e reklamës.

Statusi i Fatbardha Kadiut në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 19/06/2018 01:17

    ERTV mbeshtetet nga ed Rama she paguet me parate e taksapaguesve shqipetare

    Përgjigju
  • redi: 18/06/2018 18:55

    Nese do votohet drafti per pagimin e televizioneve private nga buxheti i shtetit , do jete krimi ekonomik me i madh qe mund te ndodh ne fushen e mediave . Privatet ti dalin zot tregut ,se e kane bisnes dhe jo te kerkojne para nga qeveria . Me parat e buxhetit po fitojne miliona komoani te medha nga tenderat ( deri diku te dyshimte) dhe PPP ,tani duhet ti japim nga taksat tona privatit . Nese qeveria Rama kalon kete ligj , shkel kushtetuten ,pasi vetem televizioni publik ka te drejte te mbahet me taksat tona , privatet te mbeshteten ne treg . Mos don Rama te perseris ate qe berime fondet publike qe mori Cili nga buxheti per arsimin . Qeveria te mbroj publiken dhe jo privatin . Eshte ekonomi tregu , ku me i zoti fiton kurse i dobti shkon ne faliment

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë