Një ndeshje futbolli në Poloni ka rezervuar një episod shumë të veçantë. Bëhet fjalë për duelin e divizionit të katërt, mes Hutnik Krakova dhe Spartakus.
Tifozët e Hutnik Noëa Huta janë lejuar të ndjekin ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës, vetëm me një kusht, nëse do të futeshin brenda një kafazi hekuri. Veprimi i autoriteteve u justifikua si një masë sigurie, megjithatë pas zhurmës në gazetat lokale dhe ndërkombëtare, Federata e Sporteve të Polonisë ka nisur një hetim.
Çdo masë paraprake është e mirë kur bëhet fjalë për tifozët huligan, veçanërisht nëse ata janë tepër të dhunshëm. Duke qenë se asnjëherë nuk dihet se çdo të ndodhë, kompanitë e sigurisë gjithmonë përpiqen të marrin masat e duhura.
Episodi i fundit, ai në derbin e Birmingamit në kampionatin anglez, ku një tifoz u fut në fushë dhe goditi një lojtar, ishte padyshim i pakëndshëm. Ndoshta idea e kafazit është e ekzagjeruar. Gjithsesi, dilema ekzagjerim dhe masa parandaluese, ende qëndron e pazgjidhur.
Përgatiti Ilir Çuçi
Për vlonjatë janë?
Përgjigju