Kafazi i xhamtë ku qëndrojnë të pandehurit në sallë është bërë shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj ish deputetit Mark Frroku.
Kjo pasi pas xhamit ai nuk mund të dëgjonte atë çka thonin dëshmitarët e thirrur nga gjykata në procesin ndaj tij ku është i pandehur për akuzën e vrasjes, ndërtimit të paligjshëm dhe pastrimit të parave.
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar ambientin ku qëndrojnë të pandehurit nga kafazi me hekura në dhomën me xham të blinduar, por kjo për Frrokun ishte sikur ndodhej në akuarium pasi nuk dëgjonte asgjë.
Gjykata pranoi kërkesën për të shtyrë seancën më 20 shtator dhe mori përsipër të rregulloj sistemin audio në sallë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com