TIRANË- Ligji antiduhan nuk vlen për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe pse është intitucioni që zgjedh gjyqtarë e kryetarë gjykatash që sëpaku janë rojtarët e ligjit për llogari të shtetit dhe të së drejtës.
Report Tv sjell pamjet se si në hollin e KLD-së nga stafi i këtij institucioni që qëndron në recepsion ligji antiduhan as që ekziston.

( Recepsionisti me cigare në dorë dhe kafe përpara)

Teksa kamerat mbahen jashtë KLD-s dhe në një votim të rëndësishëm siç ishte ai i 7 Marsit ku u votua për kreun e Gjykatës së Apelit brenda hollit të këtij këshilli cigarja lejohet pa problem.
Por si mundet cigarja të shoqërohet pa kafe?
Për këtë ka menduar sërish stafi i KLD-së ku në mungesë të një ekspresi kafeja shërbehet turke e bërë në xhezve dhe petrogaz.

(Përgatitja e kafesë me xhezve dhe petrogaz)
Në mbledhjen e 21 marsit administrata e KLD-së ka premtuar se do të hap dyert për mediat por deri atëherë mbetet për t’u parë nëse në bar-kafen e improvizuar në hollin e këtij këshilli do të respektohet apo jo ligji antiduhan i cili për çdo shkelës qofshin dhe zyrtarë gjobitet.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO