Berisha i akuzoi se pinë kafe 250 euro në Itali? Gjekmarkaj në 'Kontrast' tregon qëllimin e vizitës: Ja sa ka kushtuar në të vërtetë fatura! Berisha të mbante fjalën, të mos e përfshinte PD në betejën me SHBA

TIRANË- Papritur dhe pa kuptuar, Agron Gjekarkmarkaj u bë “tabela e qitjes” së Sali Berishës që inatin me Lulzim Bashën, ua shfryu edhe demokratëve të tjerë në partinë e themeluar prej tij. Kjo për Gjekmarkaj është tregues shumë herë më i madh, se si lufta brenda llojit, është shumë herë me e keqe se ajo e specieve të ngjashme, e ndërsa ka treguar edhe të vërtetën e kafes që për Sali Berishën, kushtoi 250 euro.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv të gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Gjekmarkaj kjo nuk është aspak e vërtetë teksa tregoi me detaje se sa ka shkuar fatura dhe qëllimin e asaj vizite në Itali.

“Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 dito me deputetët e rinj, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit, një pozicion i bukur afër në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm dhe e parashikuam, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale. Në politikë të gjitha instrumentet qenka legale, madje lufta brenda llojit është më e egër se ajo e specieve të ngjashme. Pazar të shtrenjtë në Itali? Banale, të them, ne pimë një kafe ishim 13 veta, fatura na shkoi 195 euro, na shkon diku te 12 euro personi, se do na akuzoni se nuk jeni të zotët për numra si parti, unë nuk shquhem për numra, për fjalë mbase, ndërsa për të blerë nuk blemë asgjë, një nga koleget tona kishte blerë një çantë te Zara, e kishte te këmbët që e kishte fiksuar fotografia”, tha Gjekmarkaj në Report Tv.

Nuk ka lënë pa komentuar edhe ‘Foltoren’ e Sali Berishës, me këtë të fundit që tha se nuk e ka mbajtur fjalën, por në betejën e tij me SHBA-në, e ka përfshirë edhe PD-në.

Sali Berisha duhej të tërhiqej dhe ta vijonte vetë betejën me SHBA-të, siç edhe tha. Jo të përfshinte Partinë Demokratike. Vjen një moment që cikli mbyllet, nuk ka të pavdekshëm në kohë politike. Është ajo që tha Basha se koha e tij ka mbaruar”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Në fund, Gjekmarkaj u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se ndryshe nga kolegu i tij Mark Marku, ai nuk e ka menduar largimin si deputet i PD pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Gjekmarkaj: Berisha, deklarata non-sens! Deklaron relata të shkëlqyera me SHBA, kur SHBA s’do të ketë të bëjë me të

Deputeti Agron Gjekmarkaj, tha sot në Report TV se në PD nuk duhet të ketë tabu kur ka kriza. Por sipas tij, në rastin e konflikti të Berishës me SHBA-të, nuk ka logjikë që të ndërhyjë Partia Demokratike.

Gjekmarkaj u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se ndryshe nga kolegu i tij Mark Marku, ai nuk e ka menduar largimin si deputet i PD pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet.

“Lulzim Basha duhet ta hapë partinë, por kurrësesi në shenjën e këtij konflikti. Nëse Berisha ndodh se krijon një parti të re, është e drejta e tij ta bëjë. Parti të re, sepse Partia Demokratike nuk ka ndonjë lidhje” – tha Gjekmarkaj sa i takon Kuvendit demokrat që ka paralajmëruar Sali Berisha.

Ai shtoi se lideri historik i PD, i shpallur tashmë non-grata, ka deklarata non-sense.

“Ai shprehet se do të kemi relata të shkëlqyera me SHBA. Por SHBA thotë se nuk duam të kemi marrëdhënie me ty. Qoftë dhe deklaratë e sinqertë, Amerika s’ia merr për bazë dhe thotë jo, ju duhet të keni një pozicion tjetër” – tha Gjekmarkaj në “Report TV”.

Ora 18:29
Gjekmarkaj në 'Kontrast': Berisha të mbante fjalën dhe jo ta përfshinte PD-në në betejën e tij me Amerikën

 

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, tha sot në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV se Sali Berisha duhet të tërhiqej vetë dhe ta vijonte betejën me SHBA-të pa e përfshirë PD-në.

Deklarata erdhi referuar organizimeve të ‘Foltoreve’ që Berisha po i zhvillon në bashkëpunim me deputetë apo forume të PD-së.

“Sali Berisha duhej të tërhiqej dhe ta vijonte vetë betejën me SHBA-të, siç edhe tha. Jo të përfshinte Partinë Demokratike. Vjen një moment që cikli mbyllet, nuk ka të pavdekshëm në kohë politike. Është ajo që tha Basha se koha e tij ka mbaruar. I ka mbajtur demokratët 13 vite në pushtet, por njëkohësisht ka konsumuar fatalitet e tija politike” – tha deputeti Gjekmarkaj, ne panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuko: 08/11/2021 19:44

    Vertet ke nuhatje hunderr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja