VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet Bandula, vrasësit afrohen me benzin gri dhe e qëllojnë me breshëri kallashnikovi! Foto e tavolinës, kafja e fundit e lënë përgjysmë e viktimës

SHKODËR-Report Tv ka siguruar videon e momentit të ekzekutimit të Nazim Bandulës, i cili u qëllua për vdekje në një lokal në Shkodër mëngjesin e djeshëm. Në pamjet e kapura nga kamera e sigurisë së një biznesi në afërsi të lokalit ku ndodhi ngjarja, shihet një automjet tip 'Benz' me ngjyrë gri që ndalon dhe qëllon me breshëri në drejtim të tavolinës ku po pinte kafen Bandula. 55-vjeçari shoqërohej edhe nga një person tjetër, që i ka shpëtuar për mrekulli plumbave.

Nazim Bandula, mori 6 plumba dje në trup nga 13 që u shkrepën ndaj tij, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit.

Report Tv ka siguruar po ashtu edhe një foto nga vendi i ngjarjes ku duket tavolina ku ai ishte ulur dhe duken qartë shenjat e plumbave që nuk kanë arritur ta kapin në trup viktimën. Në tavolinë një kafe e lënë përgjysmë, një bidon ujë dhe çelësat e makinës, si dëshmi e sekondave të fundit të jetës së 55-vjeçarit. Gjithashtu Report Tv ka siguruar edhe foton e makinës së vrasësve. Pamjet tregojnë një automjet tip 'Benz' ngjyrë gri me targa të vjedhura AA 208 ZS, që i janë marrë një automjeti të tipit 'Toyota Yaris'. 

Bandula ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetën pas vetëm njollat e gjakut. Autorët po lëviznin me mjetin tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë dhe xhama të zinj dhe kanë zbrazur kallashnikovin në drejtim të Bandulës. Ata janë siguruar që të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes pasi të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda mjetit të tyre. 

55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ndërsa në pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazim Bandula bashkë me të vëllanë Albanin ka qenë i përfshirë në një vrasje pranë kinemasë në Shkodër për shkak të një vajze. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazim Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit.

Gjithashtu më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandulës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Vetë Bandula tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte. Në 2012 ai ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilin e kishte kërcënuar me armën.

Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit dhe nuk ruhej dhe lëvizte lirshëm edhe pse kishte konflikte të shumta për shkak të kaluarës së tij.

Foto nga vendi i ngjarjes

1649768683_nazimbandula.jpg

Viktima Nazim Bandula

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Report Tv siguron videon e ekzekutimit të Nazim Bandulës! Viktima i shoqëruar edhe nga një person tjetër, i shpëton për mrekulli plumbave

Report Tv ka siguruar videon e ekzekutimit të Nazim Bandulës në Shkodër. Sikurse mund të shihet nga pamjet, Bandula ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, por që fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Ora 10:30
FOTO/ Vrasja e Nazim Bandulës, dalin pamjet e automjetit të autorëve

1649838518_makinabandula.jpg

Report Tv ka siguruar pamjet e automjetit që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Nazim Bandulës. Pamjet janë kapur nga një kamera sigurie, ku duket një automjet tip 'Benz' ngjyrë gri me targa të vjedhura AA 208 ZS, që i janë marrë një automjeti të tipit 'Toyota Yaris'  me datë 22.03.2022 në Kuçovë. Autorët qëlluan ndaj Bandulës nga automjeti në lëvizje, me të cilin u arratisën më pas.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 13/04/2022 15:04

    Shteti duhet të ndryshojë urgjentisht targat e makinave duke i bërë sipas vendbanimit të pronarit!!

    Përgjigju
  • Andi: 13/04/2022 14:07

    Keto autoret ka kirasi shkun . U duken gjakftoft jo te panikosun , dor e stervitun . Esmeri me esmeraldon mas kan marr nej pages apo jo

    Përgjigju
    • Hahaahahaha: 13/04/2022 15:52

      Kush esmeraldo po asmeri sbesoj

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve