SHKODËR-Nazim Bandula kur kishte dalë nga shtëpia e tij për të konsumuar kafen e mëngjesit nuk e kishte menduar se ajo do të ishte e fundit. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje. Bandula ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetën pas vetëm njollat e gjakut. Ndaj tij u qëllua 13 herë, nga të cilat 6 prej plumbave e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit. Autorët po lëviznin me një mjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë dhe xhama të zinj duke zbrazur kallashnikovin në drejtim të 55-vjeçarit. Ata janë siguruar që të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes pasi të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda mjetit të tyre. Atentati është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit për zbulimin  e autorëve.

55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ndërsa në pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazim Bandula bashkë me të vëllanë Albanin ka qenë i përfshirë në një vrasje pranë kinemasë në Shkodër për shkak të një vajze. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazim Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit.

Gjithashtu më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandulës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Vetë Bandula tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte. Në 2012 ai ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilin e kishte kërcënuar me armën.

Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit dhe nuk ruhej dhe lëvizte lirshëm edhe pse kishte konflikte të shumta për shkak të kaluarës së tij.

1649768683_nazimbandula.jpg

Viktima Nazim Bandula

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Kush është Nazim Bandula që u ekzekutua sot në Shkodër

1649768683_nazimbandula.jpg

Viktima Nazim Bandula

Report Tv ka siguruar fiton e viktimës Nazim Bandula që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në foto ai është në një moshë të re dhe sot që ishte 55 vjeç.

Ora 11:50
Vrasja e Nazim Bandulës, 55-vjeçari u qëllua 13 herë, 6 plumba e kapën në trup! Asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes, autorët u larguan me 'Benz'

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin sot në Shkodër të 55-vjeçarin Nazim Bandulës. Bëhet me dije se autorët kanë përdorur një automjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat kanë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes. Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, ku 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit.

Ora 11:46
Atentati në Shkodër, viktima i përfshirë në trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit! Në 2000 së bashku me vëllanë janë përfshirë në një vrasje, 3 vite më pas iu bë një atentat

Detaje të reja nga atentati ndaj Nazmi Bandulës në lagjen "Partizani" në Shkodër. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të ngjarjes. Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale. Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë Albanin, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazmi Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit. Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit, ndërsa edhe pse ishte i njohur për konflikte të së shkuarës, nuk ruhej asnjëherë dhe lëvizte lirshëm.

Ora 09:23
Prostitucion dhe vrasje, ja e shkuara e Nazim Bandulës që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Shkodër

 

Nazim Bandula i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij dyshohet si se ishte një trafikant i vajzash me qëllim prostitucionin. Sipas informacioneve të siguruara ai dyshohet se është përfshirë më parë në ngjaje të tjera kriminale, si vrasje.

Ora 08:52
Shenja gjaku në trotuar, ja ku u qëllua për vdekje Nazim Bandula teksa po pinte kafen para banesës (VIDEO)

 

Report Tv mëson se Nazim Bandula është qëlluar nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe para banesës së tij.

Në videon e siguruara, shihet shenjat e gjakut në trotuarin ku ra i vdekur Bandula.

Ora 08:45
Vrasja në Shkodër, Nazim Bandula në 2012 kërcënoi me armë vëllanë për konflikte prone, në 2020 i vunë tritol në makinë

Nazim Bandulës, i cili u vra mëngjesin e sotëm me armë zjarri pranë shtëpisë së tij 1 vit e gjysmë më parë i kishim vendosur tritol në makinën e tij të parkuar në oborrin e tij në lagjen Partizani, në Shkodër. Ngjarja është regjistruar më 26 dhjetor të vitit 2020. 

Pas hetimeve të kryera rezultoi se Banudula ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë, për konflikte brenda familjes, ku në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armën.