VLORË- Dy ditë pas gjetjes së kafkës , policia e Vlorës ka gjetur edhe disa pjesë të tjera të trupit.
Janë dashur pesë orë kërkime me korrëse nga policia për të gjetur pjesët e tjera të trupit të hedhur në një masiv të madh me ferra dhe shkurre. Rreth 40 metra larg vendit ku u gjet koka e padekompzuar plotësisht nga një kalimtar i rastit i cili po shkonte në tokat e tij , policia e Vlorës ka gjetur edhe një pjesë të skeletit të njeriut, e përbërë nga gjymtyrët ë poshtme, këmbët dhe pjesë të legenit, të cilat dyshohen se i përkasin të njëtit trup.
Rreth orës 19 :00 të mbrëmjës së mërkurës në majë të kodrës në brendësi të një ferre është gjetur edhe një pjesë skeleti e njeriut. Burime jozyrtare bëjnë me dije se janë gjetur tre shenja në kokë të shkaktuara nga goditje me mjete prerëse.
Sipas hetimeve mendohet se viktima është goditur tre herë në kokë më sëpatë ose kosor dhe me pas trupi të jetë hedhur në ferra në majën e një kodre në një zonë të thellë të pyllëzuar.
Ndërkohë burime nga grupi i ekspertizës flasin për një preje të mundshme të kokës me sëpatë pas goditjes, por verdikti përfundimtar pritet të dali pas ekspertizës së plotë mjeko- ligjore. Sipas burime konfidenciale pista e cila po hetohet është pikërisht " kanabisi " për shkak të cimzeve të llastikut në gjymtyrët e tij. Mendohet se viktima nuk është nga Vlora, po punohet edhe me qytete të tjera .
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO