Kafshët “ekzotike” të Tedi Papavrami

Për ata që janë mësuar të shohin ngado kafshët e zakonshme me të cilat hasemi përditë, gjithçka është krejt normale, ndërsa për ata që kanë kontakt të rrallë, edhe gomerët mund të duken kafshë ekzotike. Të tillë i duken këto dy gomerë, violonistit të njohur shqiptar Tedi Papavrami, i cili jeton në Francë. Ndoshta ky etiketim “ekzotik” vjen edhe për faktin se kur Tedi ka jetuar në Shqipëri ka qenë më i dhënë pas violins, sesa pas kafshëve. Prandaj ai ka gjetur rastin që të përshëndetë këto kafshë kaq të rralla për të, madje nuk ka nguruar as t’i dhurojë edhe një puthje me mjaft dashuri. Në këtë mënyrë Tedi ka treguar se përpos faktit që këto dy gomerët mund të jetë fare të zakonshme për ne, ai i do në përgjithësi kafshët, përpos etiketimit shpesh të pavend që njerëzit u bëjnë atyre.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave