‘Kafshimi i përgjakshëm mes demokratëve’, Rama: Nuk ishte argëtuese, por e neveritshme! Fatkeqësisht kafshuesit janë ende aty

Kryeministri Edi Rama i cilësoi pamjet e djeshme në selinë e PD të neveritshme dhe aspak argëtuese, duke shtuar se pavarësisht se “kafshimi i përgjakshëm” mes demokratëve u shmang, “kafshuesit” vijojnë të jenë një kërcenim.


“Nuk është çështje argëtimi, është neveri. Është një fazë e avancuar e degradimit të një qenie politike, siç është një parti apo një person politik. Dje pamë kafshëri në mjetet për t’u mbrojtur dhe sulmuar, pamë një përpjekje për kafshim në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës. U shmang fatmirësisht kafshimi i përgjakshëm. Pavarësisht se u shmang, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë aty.”, u shpreh Rama


Lajmi kryesor:

Sulmi në PD, Rama në bisedë me demokratët: Të huaj më telefonuan, të shokuar nuk e besonin! Unë përfitues? Ngjarja godet vendin! Mund të kishte gjakderdhje (VIDEO)


J.GJ./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore