Pas i konsideroi dje si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, Berisha dhe Basha, Kryeministri Rama ka thirrur sot në bashkëbisedim demokratët. Rama ka nisur në Facebook bisedën live. Kur shumë kush aludoi se protestat e dhunshme të 8 dhjetorit do t’i jepnin kënaqësi kryeministrit Edi Rama, përmes një komunikimi të drejtëprdrejtë në Facebook ai e përgënjeshtroi këtë dhe dha versionin e tij.
"Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por ishte e rëndë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë në fakt. Disa të huaj më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur nëse është e vërtetë që është sulmuar Selia e opozitës nga mbështetësit e saj. Një lajm sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj.'- tha Rama.
Kreu i qeverisë tha edhe një herë se fitoret e tij i ka arritur ndërsa tani intereson si të fitojnë shqiptarët. Për kundërshtarët e tij, foli me tone të ashpra duke i akuzuar se kanë parimin përça dhe sundo. I vendosur përballë reagimeve të demokratëve për ndërhyrjen e policisë, Rama u shpreh se u treguan profesional dhe se shmangu përgjakjen që kërkohej nga organizatori. Rama tha se e ka të vështirë ta kuptojë se si mund që dikush të besojë se Basha po mbron orientimin euroatlantik të PD dhe Berisha po mbron dinjitetin njerëzor me çekiç.
Që në reagimin e tij dje, Rama i bëri një një thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë çtë munden për një Shqipëri më të mirë. E paprecedentë ishte ajo që ndodhi ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës dje kanë 'pushtuar' katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Varetë, shkallët, levat, çekiçët, trapanët dhe mjetet e tjera të 'arsenalit të pushtimit' e ndihmuan ish-Kryeministrin të merrte vetëm katin e parë të godinës, ndërkohë që Lulzim Basha qëndroi i paprekur në 'fronin' kaq të lakmuar të 'Kështjellës' blu në katin e dytë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur me vonesë sipas tij, duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit 'skenë krimi' godinën.
Në fund të komunikimit të tij me demokratët në Facebook, Kryeministri Rama tha se e ka të vështirë ta kuptojë se si mund që dikush të besojë se Basha po mbron orientimin euroatlantik të PD dhe Berisha po mbron dinjitetin njerëzor me çekiç.
"Është koha miqtë e mi demokratë për tu ndarë nga kjo politikë, për t'iu varur teneqenë të dyve këtyre personave. Për mua kjo nuk është ccështje votash por një thirrje realisht për të shpëtuar institucionin e opozitës. Shpresoj që të gjenden forca për ta ccarë këtë situatës. Unë jam këtu për të ndihmuar si duhet", përfundoi Kryeministri.
Duke komentuar edhe me ironi atë që ndodhi dje në Selinë e Partisë Demokratike, Kryeministri Rama tha se është i gatshëm t'i ndihmojë të dyja palët duke i dhënë dy godina.
"Nëse duan 21 seli përkohësisht t'i ndihmojmë", tha Rama.
Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe Ilir Metën.
"Nuk janë 2 por 3, prisni se do të futet dhe i treti në këtë mes", u shpreh ai.
Të dy pengmarrës të demokratëve. Kështu i cilëson Kryeministri Rama, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Sipas tij i pari nuk guxoi të provonte se kishte apo jo shumicën ndërsa i dyti ' është ngritur nga varri për të luftuar si i marri'.
"Nuk kam asnjë respekt as për 'Lulin tim' dhe as për Saliun tënd. Janë 2 pengmarrësit e demokratëve. Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im. Njëri thotë jo 'pengu' dhe tjetri jo tubi i oksigjenit. Dhe ia thonë pikërisht demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin e tyre krejt personal. Vetëm ky interes mund ta mbajë një udhëheqës të një partie politike si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në një kështjellë që nuk guxon të dalë dhe të thotë 'ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën'. Nuk po e diskutoj tjetrin fare se është shumë e qartë se çfarë është. Qëndronte atje pas se kishte lënë këtë dhe ky i bëntë ccdo gjë që donte ai. E ka mbrojtur këtë më shumë se sa ky dinte të mbrojte veten e vet. E kishte administratorin e pronës. Por mirëpo ja që bota u rrotullua ndryshe", tha Rama.
Kryeministri Rama në komunikimin me demokratët komentoi edhe mënyrën se si janë ndjerë Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij të ngujuar në katin e dytë të Selisë së PD-së dje.
"Ata kaluan orë të vështira dje brenda asaj godine dhe shpresoj që t'i bëjë të kuptojnë se si janë ndier ata vajza dhe djem që punojnë në këtë godinë këtu, shumë vite më shumë se sa kam unë këtu", tha Rama.
Për Ramën demokratët duhet të bëjnë ccmos që t'i japin fund kësaj situata që e ka kapluar dhe duhet ta gjejnë vetë se cili do t'i udhëheqëse.
"Mbahen të dy që të mos bien të dy, ndërkohë që ne duam të ndihmojmë paqen. Unë s;jam këtu për të kërkuar sot nga demokratët që të bëhen votues të Partisë Socialiste e as për të thënë 'sa mirë që u shkatërrua opozita' Por të bëjmë çmos të gjithë së bashku që ta çlirojmë politikën nga ky mentalitet, këtë ndasi dhe urrejtje të ccmendur mes dyja kampeve. Të gjejmë rrugë që kjo situatë të marrë fund. Demokratët duhet ta gjejnë vetë atë që duhet t;i udhëheqë. Kjo do të kërkojë kohën e vet por ama është shumë e rëndësishme se nuk bëhet fjalë këtu për të fërkuar duart", tha Kryeministri, i cili nënvizoi se ky vend ka kohë që është pa opozitë
"Një opozitë që nuk të sfidon me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma shumë më të avancuara. Por të sfidon me molotovë. Të njëjta mjete të djeshme kanë përdorur disa vite më parë poshtë kësaj godine", tha Rama.
Kryeministri Rama lavdëroi punën e djeshme të policisë së shtetit dhe kritikoi ashpër të dyja palët e konfliktit në PD që e sulmuan atë.
"Policia e stërvitur për të përballuar këtë materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet politik me agresionin ndaj godinave, meriton një falënderon shumë të posaçëm. Mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së Qeverisë nga kjo materiel, kjo prurje, kjo turmë e cila dje ishte ndarë përgjysmë, njëra pjesa brenda godinës dhe tjetra jashtë. Sulmet e të dyja palëve pasi gjërat u kthyen në një farë normaliteti ndaj policisë është shëmbëlltyre se të dyja ato kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës dhe ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetra apo e reja këtu është thjesht biologji dhe nuk është absolutisht asgjë tjetër", Rama.
Kryeministri Edi Rama duke folur për sulmin e djeshëm në selinë blu, tha se Berisha dhe Basha janë kufoma politike të paricikueshëm dhe të dy të gatshëm në ”luftën” e tyre për pushtet të sakrifikojnë njerëz.
"Ajo që përbënë në fakt të vërteten e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Dua të flasë me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë NJE të ndarë në dy pasqyra. PD është historia e dy sëbashkua. I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me nj ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD. Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.", tha ai.
Kryeministri Edi Rama i cilësoi pamjet e djeshme në selinë e PD të neveritshme dhe aspak argëtuese, duke shtuar se pavarësisht se “kafshimi i përgjakshëm” mes demokratëve u shmang, “kafshuesit” vijojnë të jenë një kërcenim.
“Nuk është çështje argëtimi, është neveri. Është një fazë e avancuar e degradimit të një qenie politike, siç është një parti apo një person politik. Dje pamë kafshëri në mjetet për t’u mbrojtur dhe sulmuar, pamë një përpjekje për kafshim në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës. U shmang fatmirësisht kafshimi i përgjakshëm. Pavarësisht se u shmang, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë aty.”, u shpreh Rama
Në komunikimin e tij me demokratët në Facebook Kryeministri Rama tha se ajo që ndodhi dje ishte e paimagjinueshme.
"Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por ishte e rëndë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë në fakt. Disa të huaj më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur nëse është e vërtetë që është sulmuar Selia e opozitës nga mbështetësit e saj. Një lajm sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në dijeninë time në historinë e botës demokratike. Diccka që shkon përtej çdo logjike. Disa mund të mendojnë se për mua kjo është një gjë e mirëseardhur. Por në fakt jo. Edhe pse një zhvillim i tillë e dëmton opozitës godet shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike", tha Rama.
Edh eJu te PD-s merrni leksion ng a VRama,Kundershtar politik jeni,po nese mundeni merrjani besimin te sovrani, vota dhe qeveria merret vetem me voten jo me gazra e molotova,me shkat errime e vet eshkaterrime sic vepruant Ju dje ne seline "tuaj", nese ende jeni bashke Ju PD-ja"por Rames hakun mos ia hani,se vertet ka fole drejte dhe krejt,sic thone keta te LVV, qe e thone po nuk e mbajne cka thone.Rama kishte dhe foli mendime kombetare,poltike e demokar tike te palekundur>Topi nuk ia luan mndimin dhe fjalen.Kote llomotitin Basha,Berisha e ndonje deputet e deputete,sic mesyu njera nga ato.
PërgjigjuKm më të neveritshëm dhe banal nuk ka as kund në botë, i pa turp …tani mbaje balkanin e hapur me serbin në Durrës !
PërgjigjuTe ka ardh dita o gjigand… Rusia dhe Turqia te nejten opozite si vendi yt kane…ja u shkruajne fjalimin Erdogani dhe Putini..
PërgjigjuDje u vetshemb perfundimisht gjysma e estruktures neveriteshme ANTISHQIPTARE e qe pati per arkitekte Ramis Aline dhe PPSH. TANI E KA RADHEN GJYSMA TJETER. OPOZITARIZMI NE SHQIPERI NUK ASGJE TE PERBASHKET ME BAJGEN E NDARE PERGJYSEM NGA QERRJA E RAMIZIT-PPSH. OPOZITARIZMI,MENDIMI DHE VEPRIMI NE SHERBIM TE POPULLIT SHQIPTAR NUK SHKULET ME SHEMBJEN E DY GJYSEM STRUKTURAVE KORRUPTIVE,KRIMINALE DHE PADREJTESISHE ASAJ TE DJESHMES DHE TJETRES QE MEZI MBAN VETEN NE KEMBE,QE LUAN ME BISHTIN E VET SI MACE QE PO JEP SHPIRTIN E SHTATE.
PërgjigjuTe honksha zmren qe mbajte gjithe ngarkesen per ti kthyer vendit qytetarine.. Rrespekte familjes Rama
PërgjigjuNuk e kuptoj me ke do te bashkohesh o Edi me shpellaret, per cfar i do se ata vetem varen dine te perdorin....
PërgjigjuEdhe demokrat te kishte ngel pa u bere ty? Si vajti ai muhabeti i Mid'hat Frashëri i pajtove partizanet me ballistet ? Ti je me i miri ne Shqiperi sot nuk ka asnje dikutim por nuk ke ti as moralin dhe as kredibilitetin te na bahesh baba i kombit. Do apo nuk do ti je pjese e se shkuares dhe tranzicionit 31 vjecare. Ik bej shtet dhe leri keto budalleqet. Deri dje na thoje bashkeqeverisje me Lulin dhe te vinte keq per Saliun tani qe e pe qe plasi moti keq po ju ben motin te dyve.
PërgjigjuKjo është Serbia që të puthë në ballë dhe në të njejtën kohë ta fut thikën në fyt !
PërgjigjuCfare do na thuash o koqe? Si na perjashtove nga zgjedhjet lokale? Si prishe koalicionet? Si mbolle hashash ne 2016? Si prishe teatrin? Si shpelave drogen me Lal plehun? Si na vure pateonazhiste? Si u kape duke vjedhur ne unazen e re? Si i the Nard Koqes ler mandatin se po te heton Spak? Si e more vesh qe 10000 biznese bejne evazion me pagat? Ti je fatkeqesi, dhe vazhdon te tallesh me opoziten...
PërgjigjuEshte produkti jot pasi e talle e denigrove e poshterove e masakrove e vodhe e perjashtove opoziten keto 9 vjet. Tani kerkon bashkebisedim me ata qe i ke denigruar dhe nuk i ke njohur keto vite. Turp te kesh qe e shfrytezon krizen ne opozite qe vete e mbolle vetem e vetem te besh propogande se a thua i do te miren.
Përgjigju