Kafshimi i Suarez, shuhen shpresat
Gjykata refuzon uljen e dënimit

Kafshimi i Suarez, shuhen shpresat<br />Gjykata refuzon uljen e dënimit
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, KAS, shuajti edhe ato pak shpresa që kishte Barcelona për një reduktim të dënimit ndaj Luis Suarez. Në Losanë të Zvicrës tre gjykatësit Bernhard Welten, Marco Balmelli dhe Luigi Fumigalli lanë në fuqi vendimin e dhënë nga FIFA në dëm të sulmuesit uruguaian pas kafshimit që i bëri ky fundit, italianit Giorgio Chiellini.
 
4 muajt skualifikim nga aktivizimi me klubin dhe 9 ndeshje pezullim me kombëtaren e Uruguait, mbeten në fuqi për Suarez, me sulmuesin që duhet të presë datën 25 tetor për të bërë debutimin e tij me Barcelonën.
 
Megjithatë lajmi i mirë për 27-vjeçarin dhe Barcelonën është se Suarez që këtej e tutje do të ketë mundësi të bashkohet me skuadrën e tij të re dhe do të mund të stërvitet me shokët e ekipit. Në këtë mënyrë Barça mund ta prezantojë sulmuesin para mediave, madje “El Mundo Deportivo” zbulon se një gjë e tillë do të ndodhë të hënën e ardhshme në Trofeun Gamper.
 
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la gjithashtu në fuqi ndëshkimin me gjobë prej 100 mijë Eurosh në dëm të Suarez. Gjesti i kafshimit ndaj Chiellinit ishte i treti për 27-vjeçarin në karrierën e tij pasi uruguaiani më parë e kishte bërë një veprim të tillë edhe në dëm të Branislav Ivanovic dhe Otman Bakkal, kur ishte pjesë e Liverpoolit dhe PSV Eindhoven.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale