Kaja Kallas
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë do të miratohet të hënën.
Kajas u shpreh se sanksionet do ta kufizojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.
Sipas saj, bisedimet në Gjenevë me Ukrainën, treguan se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste.
“Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po largohet nga kërkesat e saj maksimaliste. Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes. BE-ja po ecën drejt paketës së njëzetë të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën. Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë më tej aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Moska nuk është e pamposhtur", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në një konferencë për shtyp pas takimit të E5 në Poloni.
Lajmi kryesor:
Negociatat për t'i dhënë fund luftës/ Zelensky: Jemi gati për kompromise të vërteta, jo ultimatume nga rusët
Komente






