Presidenti i SHBA-së Donald Trump ditën e djeshme njoftoi se Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe ato globale në mënyrë të menjëhershme me 300 mijë tonë naftë.

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si një dhuratë për Putin dhe një mbështetje indirekte për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, deklaroi Zelensky, duke paralajmëruar se Rusia do ta shpërblejë këtë marrëveshje me akte të tjera terrori.

Sipas Trumpit, Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe globale me qindra mijëra tonë naftë dizel, ndërsa SHBA-ja ka lëshuar një licencë të përkohshme që lejon importet ruse deri më 7 prill.

Ndërkohë analistët dyshojnë se marrëveshja do të ulë ndjeshëm çmimet e karburanteve në SHBA, pasi sasitë e premtuara janë të vogla krahasuar me konsumin ditor amerikan.

Marrëveshja ka shkaktuar gjithashtu shqetësime për mundësinë që Rusia të përfitojë ekonomikisht, ndërsa vazhdon luftën në Ukrainë. Kievi kërkon nga Uashingtoni mbështetje më të fortë dhe presion të shtuar ndaj Moskës.

Ndërkohë, çmimet e karburanteve në SHBA mbeten të larta për shkak të tensioneve ndërkombëtare dhe luftës me Iranin, duke shtuar presionin politik ndaj Trumpit përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit.