KAJRO, 25 nëntor /ATSH-AA-AFP/ - Të paktën 17 persona kanë vdekur, ndërsa shumë prej tyre janë plagosur sot nga shembja e një objekti banimi në Kajro, në pjesën lindore, njoftuan zyrtarë egjiptianë.

"Ndërtesa gjashtëkatëshe u shemb sot në mëngjes, ndërsa 17 persona kanë humbur jetën", ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA), Gamal Halawa nga Administrata e Mbrojtjes Civile e Egjiptit.

Shtatë të mbijetuarit janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Shembja e ndërtesave është e shpeshtë në Egjipt, ku si shkaktarë renditen mosrespektimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mirëmbajtja e dobët e tyre./ATSH/