Xhihadistët e ISIS-it morën sot nën kontroll një bazë ushtarake irakiane në qytetin e Hitit, ndërkohë që vazhdojnë avanvimin e tyre në provincën perëndimore të vendit, al-Anbar, njoftoi media lokale.

"Megjithatë, trupat irakiane kryen një tërheqje taktike në zonën al-Baghdadi duke marrë me vete të gjitha pajisjet ushtarake", shtoi burimi informativ irakian Alsumaria News.

Ndërkohë, agjencia irakiane e lajmeve, Al-Mada Press tha se baza ushtarake ra në duart e xhihadistëve pas orë të tëra luftimesh.
"Forcat irakiane të sigurisë kanë evakuar të ndaluarit nga burgjet në dhe përreth kryeqytetit provincial al-Ramadi drejt zonave të kryerjes së dënimit në Bagdad", the njoftoi Al-Mada Press.

ATSH