Kajro, sulmohet gazetarja franceze
kolegu i saj e shpëton nga turma
Sonia Dridi, gazetare e kanalit francez France 24, është sulmuar mbrëmjen e së premtes në sheshin Tahrir në Kajro. Kohët e fundit, ka pasur dhjetëra dëshmitarë të sulmeve seksuale në sheshin Tahrir, të cilat nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet.
KAJRO - Sonia Dridi, gazetare e kanalit francez France 24 është sulmuar mbrëmjen e së premtes në sheshin Tahrir në Kajro, teksa ishte duke bërë lidhjen direkte në televizion. Një grup të rinjsh e kanë rrethuar gazetaren, kanë filluar ta prekin dhe janë përpjekur madje t’i heqin rrobat.
“E kuptova vetëm më vonë se çfarë po ndodhte, shprehet gazetarja, pashë këmishën time që ishte hapur por jo grisur. Evitova më të keqen falë rripit që mbaja veshur, si dhe nga ndihma e kolegut tim Ashraf Khalil”.
Të dy gazetarët janë futur në një fast-food në mënyrë që t’i largoheshin turmës, që dukej se nuk hiqnin dorë. "Turma, tha Khalil për Associated Press, na kishte pothuajse rrethuar dhe ishin rreth tridhjetë burra. Shumë duar përpiqeshin të arrinin Sonian. Ishte e vështirë të kuptohej se kush po e ndihmonte dhe kush po e sulmonte”. Gazetari gjithashtu raportoi vjedhjen e disa artikujve.
"Mendova se ishte një gjë e paramenduar dhe unë ndjeva një zemërim të madh, sepse kjo nuk është hera e parë që ndodh. U ka ndodhur edhe të tjerëve që unë njihja", tha Khalil.
Kohët e fundit, ka pasur dhjetëra dëshmitarë të sulmeve seksuale në sheshin Tahrir, të cilat nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet.
Në nëntor 2011 një tjetër gazetare franceze nga Franca 3 u sulmua gjatë një demonstrate në shesh. Para saj e njëjta gjë kishte ndodhur me një gazetar amerikan me origjinë egjiptiane.
Qershorin e kaluar, Amnesty International ka dënuar sulmet ndaj grave për t’i ndaluar ato nga pjesëmarrja publike. Organizata për drejtat e njeriut u kërkoi gjithashtu autoriteteve të hapin një hetim dhe të arrestojnë fajtorët.
Sonia është tashmë në një gjendje shoku. “Jam më shumë e trembur sesa e vrarë. Falënderoj Ashraf Khalil që më mbrojti”, shkruan ajo në faqen e saj Twitter.
Drejtuesit e France 24, në një deklaratë dënuan me forcë sulmet në mënyrë të përsëritur kundër gazetarëve, pasi atyre duhet t’u jepet mundësia të punojnë në çdo vend të botës.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.5%
-
Jo
61.4%
-
Deri diku
5.1%
Vota total: 495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
28 Nëntor, 13:10
-
Marrëveshja e paqes Hezbollah-Izrael, natë e gjatë e kundëreksodit! Mijëra makina të bllokuara në autostradë, libanezët kthehen në banesa (VIDEO)
28 Nëntor, 13:08
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Nga Nju Jorku në Tiranë për paradën e shqiptarëve, grupi i valltarëve: I urojmë të gjithëve gëzuar Festën e Pavarësisë
28 Nëntor, 13:00
-
Nipi i Adem Jasharit: Përfaqësuesja jonë, zgjedhja ime e vetme
28 Nëntor, 12:47