Kajsiu: Argumentet e ‘Venecias’ që fundosën Ilir Metën

Kajsiu: Argumentet e ‘Venecias’ që fundosën Ilir Metën

Komisioni i Venecias ka bërë publik ditën e sotme raportin final për veprimin e Ilir Metës i cili ç’dekretoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit duke tentuar t’u heqë shqiptarëve të drejtën e votës edhe pse mandati katër vjeçar i kryebashkiakëve të zgjedhur kishte mbaruar.

Venecia ka lënë në fuqi raportin paraprak të dalë në media në fund të muajit shtator, ku theksohet se “Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet’.

Duke parë argumentimin e të urtevë të Venecias, çdokush kupton se shkelja Kushtetuese nga Ilir Meta ka ndodhur. Ajo që kuptohet dhe thuhet qartë në raport është fakti se zgjedhjet nuk mund të shtyheshin nga Ilir Meta për dy arsye shumë të thjeshta:

Së pari sepse këtë kompetencë Presidentit nuk ia jep Kushtetuta në asnjë rresht.

Së dyti, sepse fakti që disa parti zgjedhin të mos hyjnë në zgjedhje me vullnetin e tyre, nuk do të thotë që kjo t’ju imponohet të gjitha palëve duke lënë popullin pa të drejtë vote.

Kështu rrjedhimisht, raporti i Venecias i ka vënë vulën zgjedhjeve të 30 qershorit duke i konsideruar ato si të ligjshme dhe aktin e Metës anti Kushtetues.

Nga ana tjetër, Venecia duke parë faktet që kanë në tavolinë në opinionin e tyre thonë se shkelja e Metës nuk është aq e rëndë sa të mund të shkarkohet, por nuk e vënë në diskutim që Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën duke tentuar moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve me ç’dekretimin e 30 qershorit.

Por, Venecia le hapur të mundësinë e shkarkimit të Ilir Metës kur shprehet se për shkarkimin duhet të gjykojë Parlamenti dhe të vendosë Gjykata Kushtetuese, pasi ka edhe fakte të tjera të pasojave të vendimmarrjes së Metës që Venecia nuk i disponon.

Thënë të gjitha këto, ato që kuptohet qartë nga raporti final  i Komisionit të Venecias është se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, pasi nuk ka asnjë kompetencë për shtyerje zgjedhjesh, pavarsisht nëse një parti apo disa të tilla me vullnetin e tyre nuk duan të marrin pjesë në proces. E kjo i vë vulën 30 qershorit dhe i hap udhë shkarkimit të Metës më faktet e reja të pasojave të veprimeve të tij që do i gjykojë Parlamenti dhe më pas Gjykatës Kushtetuesë që do të konfirmojë shkeljen si të rëndë apo të lehtë (pra të aprovojë shkarkimin apo ta lërë ende të detyrë).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 11/10/2019 23:10

    Meta ka shkel mbi mu... t e tani ta haje e ti mbaj ere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare