Politologu Blendi Kajsiu tha se perëndimi po harron luftën në Ukrainë, pas rinisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit.
Në Studio Live, Kajsiu tha se nëse harrohet Ukraina dhe humbet mbështetjen përndimore, fiton Putini e kjo do të sillte forcimin e Aleksandar Vuçiç, gjë që nënkupton se rreziku për destabilitet në Ballkan të jetë evident.
Ai e quajti të gabuar mbështetjen që presidenti i SHBA, Joe Biden i tha Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.
"Ky është efekti i parë negativ për ne sepse fitorja e Putin forcon Vuçiç dhe autoritarizmin në përgjithësi. Si Putin është edhe Vuçiç, i njëjti model nacionalisti në Ballkan. Rreshtimi i Biden përkrah Netanyahu, një president i moderuar i majtë përkrah një ekstremi të djathtë, ia ka ulur shumë jo thjeshtë reputacionit të SHBA në botë, lidershipi i Amerikës ka rënë sepse denoncojnë Putinin për vrasjen e fëmijëve në Ukrainë, por nuk denoncojnë Netanyahun për vrasjen e fëmijëve palestinezë. Elektorati që e voton Biden në SHBA nuk është i ekstremit të djathtë, por është elektorat i moderuar, liberal i idealeve të ligjit ndërkombëtar. Ky elektorat është i pakënaqur me rreshtimin e Biden që mund të nënkuptojë nesër që Trump mund të fitojë në zgjedhjet. Putin fiton në Rusi dhe Trump fiton në SHBA, situata për Shqipërinë dhe për Kosovën përkeqësohet".
Lajmi kryesor:
Deklarata e fortë e politologut, Kajsiu: Hamasin e ka forcuar Netanyahu! Osmani: Kryeministrin e Izraelit e pret gjykimi, do e zgjasë luftën 10 vjet
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Pengu izraelit puth militantët e Hamasit në ballë
23 Shkurt, 11:42
-
Lufta/ Media: Zelensky nuk do të nënshkruajë marrëveshjen për tokat me mineralet e rralla! SHBA, mund t’ia ndalojë qasjen në ‘Starlink’ Ukrainës
22 Shkurt, 15:38
-
Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë
22 Shkurt, 12:11
-
Ushtria izraelite: Hamasi nuk dorëzoi trupat e pretenduar, pengjet nuk u vranë nga bombardimet tona
21 Shkurt, 15:08
-
Izrael/ Tre shpërthime bombash në autobusë në Tel Aviv, 2 të tjera nuk plasën! Nuk ka viktima, Policia: Sulm terrorist, kontrolle për të tjera!
20 Shkurt, 22:49
-
Hamasi dorëzon kufomat e katër pengjeve izraelite! Presidenti Herzog: Zemrat tona janë thyer, ju kërkojmë falje
20 Shkurt, 12:22
-
Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
19 Shkurt, 21:37
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë
19 Shkurt, 07:10
-
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
18 Shkurt, 20:29
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Hamas: Të enjten do dorëzojmë trupat e pajetë të katër pengjeve izraelite, mes tyre një nënë me dy djemtë e saj të mitur
18 Shkurt, 16:51