Kajsiu: 'SLAPP'-padia, akti i fundit teatral i vitit që zhbëri Ilir Metën

Kajsiu: 'SLAPP'-padia, akti i fundit teatral i vitit që zhbëri Ilir Metën

Ilir Meta

Me padinë që Presidenti i Republikës do të paraqesë nesër në gjykatë kundër kreut të KED konsumohet akti i fundit teatral i një strategjie, e cila përgjatë të gjithë 2019-s ka ulur kredibilitetin e kreut të shtetit në nivele të padëgjuara kurrë më parë.

Përgjatë të gjithë vitit, Presidenti ka marrë goditje pas goditje. Si ajo e Komisionit të Venecias, që rrëzoi pretendimet absurde me anë të të cilave u tentua të legjitimohej shkelja e Kushtetutës në rastin e ç’dekretimit të datës së zgjedhjeve.

Jo më pak të dhimbshme, shuplakat e ardhura nga Ambasada Amerikane dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së në Tiranë. Në prag të 30 qershorit, thirrjet e tyre për të mos cënuar zgjedhjet ishin një dështim personal për presidentin që pretendonte se s’mund të kishte zgjedhje pa bekimin e tij.

Edhe më i thellë dështimi kur pas zgjedhjeve, OSBE dhe të njëjtat përfaqësi përsëri pranuan rezultatin dhe pavarësisht të gjithë problematikave, njëzëri kërkuan që kapitulli zgjedhje të mbyllej një here e mirë për t’u fokosuar në sfidat e reja që përballet vendi.

Si qershia mbi tortë, edhe pse për shumë ato deklarata ngjajnë si një teatër i dakordësuar, përplasjet publike midis Metës dhe gruas së tij mbi linjën e ndjekur nga opozita. E fundit, dalja e së enjtes në “Opinion”, kur Meta edhe një herë më shumë tha se e konsideron një gabim historik daljen e së shoqes nga Parlamenti.

Në këtë seri zhgënjimesh, që justifikojnë edhe performancën tejet nervoze të Presidentit në “Opinion”, Meta ka dalë nga veshja komode e qetësisë dhe dashurisë, duke nxjerrë dhëmbët herë ndaj ndërkombëtarëve, herë ndaj qeverisë, e tani edhe ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë.

E gjithë kjo ndërsa Kushtetuta është shndërruar në Presidencën e Republikës në një letër opsionale, e cila mund të respektohet kur e do nevoja, e të shpërfillet sa herë të tjera është më mirë ashtu.

Për të mos u zgjatur më në analizë, padia që do të depozitohet nesër është akti i fundit, në një vit për t’u harruar për Presidentin, i cili tentoi të bëhej faktor duke bllokuar zgjedhjet apo bllokuar institucionet, pa ja dalë dot mbanë në asnjë rast.

Ajo që po ndodh në Shqipëri, në anglisht ka një term, që quhet “SLAPP lawsuite”. Ky term përshkruan rastet kur persona të fuqishëm ngrenë padi tërësisht të humbura ose për të fituar kohë ose për të detyruar kundërshtarët të bien në një ujdi jo fitimprurëse për ta.

HBO, një prej rrjeteve më të mëdha amerikane i dedikonte një seri të plotë këtij fenomeni në rritje jo më larg se një javë më parë. Por, ndërsa SLAPP janë në gjendje të fitojë kohë, ato kanë edhe diçka tjetër të përbashkët midis tyre: Lindin si nevojë e shpëtimit të një pozite të dëshpëruar.

E me formimin e Gjykatës Kushtetuese vetëm pak javë larg, pozita e Metës tanimë është më e dëshpëruar se kurrë. Një padi, ndaj Dvoranit, do të lejojë presidentin që të blejë kohë, deri sa të vijë një tjetër preteks për të krijuar një krizë të re, me qëllim shpëtimin e lëkurës personale.

Me këtë akt, me shumë gjasë finali akt madhor i Presidentit në 2019-s, përfundon edhe zhbërja e plotë e figurës politike të Ilir Metës.

Sepse nëse janari 2019, e gjeti Presidentin jo të paanshëm, por të paktën me një fije integriteti, autoriteti moral e mbi të gjitha me pozita të pacënuara si President, fundi i këtij viti mbyllet për Ilir Metën me valixhe në dorë, në prag të shkarkimit të turpshëm si President, pa asnjë rol politik e me LSI, ku rikthimi përsëri s’do të ishte i mundur, në pozitat e saj më të ulta politike ndonjëherë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 17/11/2019 18:13

    Fillon cberja e familjes mafioze Meta Monik familje kriminelesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë