GJIROKASTER - Zv/ambasadori amerikan Henry Jardine ka inspektuar sot pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku është njohur nga afër me veprimtarinë e kësaj pike në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Madje ai gjatë vizitës, ka inspektuar nga afër edhe pajisjet logjistike të instaluara në këtë nyje kufitare me Greqinë, dhuratë nga qeveria e SHBA.
Ardhja e Jardine kishte për qëllim përveç kësaj edhe dekorimin e pesë punonjësve të Policisë Kufitare, të cilët në vlerësimin e qeverisë së SHBA kanë luftuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. Dekoratat për pesë punonjësit e Policisë Kufitare janë dhënë nga vetë numri dy i përfaqësisë amerikane në vendin tonë duke shprehur qartë mbështetjen dhe inkurajimin ndaj luftës kundrejt trafiqeve sidomos të lëndëve narkotike.
Motivacioni i vlerësimit për të pesë policët e Kakavijës ishte “Intensifikim i punës në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sipas Policisë Rajonale Kufitare, vetëm në këtë vit kjo polici ka parandaluar trafikimin e 4.7 tonëve marijuanë në drejtim të Greqisë.
“Dua të nënvizoj bashkëpunimin mes qeverisë së SHBA me policinë shqiptare dhe të shprehja vlerësimin për punën e vështirë që bëjnë. Ne e kuptojmë që kjo punë është e vështirë me orë të gjata dhe kushte të vështira por ata janë në vijën e parë të mbrojtjes së vendit tuaj. Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm në NATO dhe synon të aderojë në BE dhe puna kryesore kryhet këtu në vijën e parë”, u shpreh zv/ambasadori amerikan Jardine.
Në vizitën e tij në Kakavijë të realizuar mesditën e sotme, zv/ambasadori amerikan Henry Jardine, përveç përfaqësuesve të tjerë të ambasadës amerikane në Tiranë, shoqërohej edhe nga zv/drejtori i përgjithshëm për kufirin Pëllumb Nako, si dhe nga kreu rajonal i kufirit Admir Abrija.
Pyetjes së A1Report lidhur me operacionet e policisë greke, e cila vetëm këtë vit ka kapur në Kavavijë 7 tonë marijuanë, zv/ambasadori amerikan i është shmangur.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com