GJIROKASTER - Forcohen masat e sigurisë në Kakavijë; policia arreston Viktor Sulën, 46 vjec dhe Alvaro Puleron, 26 vjeç nga Tepelena. Këta shtetas janë kapur në kufirin e gjelbër duke ndihmuar 4 shtetas sirianë të kalonin kufirin në drejtim të Tiranës kundrejt 1500 eurove për person.

Gjithashtu në Kakavijë policia kufitare ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, Rezart Lleshi, 23 vjeç nga Laçi. Gjykata kishte caktuar ndaj tij, masën arrest me burg për vjedhje me dhunë

Po ashtu, në këtë pikë i janë sekuetsruar edhe 300 mijë euro, biznesmenit nga Elbasani A.A, që po udhëtonte në Greqi dhe nuk i kishe deklaruar të ardhurat.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)