Një francez u arrestua nga policia kufitare pasi duke dalë nga Shqipëria përmes Kakavijës, ju zbulua në makinë një sasi e vogël lënde narkotike.

24-vjeçari Nicolas Kiffer, gjatë kontrollit në pikën kufitare, ju zbulua në pjesën e poshtme tek sedilja e shoferit, në pjesë e baterisë, një qese me 32.6 gramë kanabis.

Materialet procedurale të policisë i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’.