Kakavijë, emigrantët në rradhë
për t’u kthyer në Shqipëri
Radhë të gjata janë shfaqur në fundjavë në Stacionin Kufitar të Kakavijës. Konfuzioni është shfaqur sidomos në territorin grek të pikës kufitare, ku radha në orët e para të mëngjesit mbërriti deri në 2 km.
KAKAVIJE - Radhë të gjata janë shfaqur në fundjavë në Stacionin Kufitar të Kakavijës. Konfuzioni është shfaqur sidomos në territorin grek të pikës kufitare, ku radha në orët e para të mëngjesit mbërriti deri në 2 km.
Kjo erdhi si pasojë e mungesës së numrit të mjaftueshëm të kontrollorëve helenë në sportelet e tyre. Vetëm një sportel ka funksionuar prej orës 01:00 të së dielës e deri në orën 06:00, çka ishte arsyeja e vetme që emigrantët kanë pritur për orë të tëra në Kakavijë për t’u kthyer në territorin shqiptar.
Autoritetet policore shqiptare të Kakavijës, kanë pohuar se kapacitetet për të menaxhuar situatën në anën shqiptare ishin të mjaftueshme por kjo qëndronte në varësi të intensitetit të punës nga ana e homologëve grekë.
Përgjatë 12 orëve të fundit në Shqipëri përmes Kakavijës kanë hyrë 4500 shtetas shqiptarë me banim të përkohshëm në Greqi, ndërkohë që kanë dalë rreth 2000 persona.
Pala shqiptare ka punuar me gjashtë sportele në hyrje të territorit të saj dhe tre në dalje, ndërsa u desh një kontakt mes drejtuesve të Kakavijës greke dhe asaj shqiptare që situata të normalizohej duke shtuar edhe dy sportelistë të tjerë në dalje të territorit grek.
Në mesditë, gjendja në Kakavije ishte tërësisht normale dhe emigrantët që kërkonin të vinin në Shqipëri nuk hasnin në asnjë pengesë të qëllimshme nga autoritetet greke.
Nuk është hera e parë që grekët krijojnë probleme artificiale në kalimin e lirshëm të emigrantëve që vijnë nga Greqia, në kohën e pikut sidomos për Krishtlindje, Vit të Ri, Pashkët Ortodokse dhe në periudhën e verës.
(pn/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56