Kakavijë, kapen 10 kg kanabis e
fshehur në makinë, pranga shoferit

Kakavijë, kapen 10 kg kanabis e<br />fshehur në makinë, pranga shoferit
GJIROKASTER - Policia Kufitare e Kakavijës gjatë një kontrolli ka ndaluar një automjet i cili po transportonte lëndë narkotike, e llojit mariuanë. Lënda narkotike u gjend në automjetin tip Opel Korsa me targa AA 340 JT në pronësi të Fatos Çela 42 vjeç banues në Memaliaj të Tepelenës.

10.3 kg mariuanë ishin fshehur në brendësi të tapicerisë anësore të sediljeve të mbështjella me natriban në 10 pako. 

Pas konstatimit e lëndës narkotike shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe kanë njoftuar Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet