Kakavijë,kapet autori i disa
veprave penale,i riu ishte në kërkim

Kakavijë,kapet autori i disa<br />veprave penale,i riu ishte në kërkim<br>
Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në pranga ka rënë shtetasi Denis Imeri, 24 vjeç, banues në Memaliaj, i akuzuar për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sistemin “TIMS”, shtetasi Denis Imeri rezultoi se është person në kërkim, pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr.224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë