Kakavijë,6.5 kg flori kontrabandë
pranga 3 transportuesve rumunë

Tentuan të futin në Shqipëri 6.5 kg flori kontrabandë prangosen 3 shtetas rumunë dhe sekuestrohet metali i çmuar.

Operacioni është kryer nga pika doganore Kakavijë aty ku shtetasit rumunë me iniciale S.S, P.S e DH.S tentuan të kalojnë kufirin pa e deklaruar atë.

Por si u zbulua 6.5 kg Flori?
Dogana bënë me dije se shtetasit rumunë vinin nga Greqia për në territorin shqiptar.
 
Ata udhëtonin me autoveturën me targa MAAK 256 dhe në pikën kufitare të pyetur nga agjentët doganor për deklarim të sendeve me vlerë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë dhe në Shqipëri vinin për turizëm 3 ditor.

Pas dyshimeve të krijuara mjeti i tyre është rikontrolluar dhe është konstatuar se në kroskot dhe kokat e sedileve të pasagjerit janë gjetur 7 çorape brenda secilave ishte fshehur floriri në formë zinxhirash.

Veç kësaj agjentët doganorë në bashkëpunim me policinë kanë sekuestruar dhe një peshore elektronike çka ka bindur ata se shtetasit rumunë mund të jenë përfshirë në evazion fiskal dhe kontrabandë në tregtimin e floririt.

Aktualisht 3 Rumunët ndodhen në policinë e Gjirokastrës dhe akuzohen për “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ja njoftimi i policisë
Dogana e Kakavijës në bashkëpunim me Policinë Kufitare evidentuan dhe më pas sekuestruan një sasi prej 6456 gr metal të dyshuar flori.

Evidentimi u bë gjatë kontrollit në mjetin me targa MAAK256, me të cilin udhëtonin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë 3 shtetas rumunë. 

Pas hyrjes në territorin shqiptar, mjeti u kalua për kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit, në kroskot dhe kokat e pasme të sedileve u gjetën 7 corape, brenda të cilave u konstatuan 21 copë zinxhirë të verdhë, të dyshuar flori, si edhe një peshore elektronike. Nga peshimi rezultoi se pesha e tyre ishte afërsisht 6456 gram.

U sekuestrua sasia e mallit, 1 peshore elektronike, mjeti me të cilin këta shetas udhëtonin dhe pasaportat e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme hetimore në ngarkim të shtetasve rumunë me iniciale S.S, P.S dhe Dh.S. për kundërvajtje penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga Neni 179/a i Kodit Penal dhe këta shtetas po ndiqen në gjendje të lirë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës