Kakavijë, 700 mijë USD abuzime
KLSH kallëzim penal 8 doganierëve

Kakavijë, 700 mijë USD abuzime<br />KLSH kallëzim penal 8 doganierëve
KAKAVIJE- Tetë doganierë të kontrollit të hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës janë kallëzuar penalisht nga KLSH pas auditit të realizuar në këtë doganë. Punonjësit me iniciale N.S, N.P, D.D, K.S, A.Q, K.D, L.V dhe F.D, me detyrë doganierë të kontrollit fizik pikë-hyrje dhe të parkingut doganor, në Degën e Doganës Kakavijë, rezulton se kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.
 
Nga auditi i realizuar për periudhën 2012 deri 2013 sa i takon realizimit të të ardhurave doganore dhe zbatimit të legjislacionit doganor janë konstatuar shkelje, që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 72 milionë lekë.
 
Pas shkeljeve të konstatuara në raportin përfundimtar të auditimit, KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër materialet e auditimit dhe të gjitha provat përkatëse. Ndërakq, për doganierët e rezultuar me shkelje, KLSH i ka propozuar Drejtores së Përgjithshme të Doganave të marrë masat disiplinore nga “largim nga shërbimi civil” deri në “mbajtje deri në 1/3 e pagës”.
 
Gjithashtu, KLSH ka rekomanduar 7 masa organizative, 5 masa për shpërblim dëmi në vlerën 66,328,917 lekë, si dhe 2 masa administrative, penalitete për 2 subjekte.
 
Ja shkeljet e konstatuara:
 
1. Mospërputhje në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë funksionimin e Degës Doganore, si në drejtim të procesit të vlerësimit e pranimit të deklaratave doganore të subjekteve të biznesit dhe individëve, ashtu dhe në drejtim të administrimit material e financiar, të cilat kanë sjellë për pasojë një dëm financiar dhe mungesë të ardhurash për Buxhetin e Shtetit në shumën 72,206,897 lekë.
 
2. Mosrregjistrimi i të gjitha mjeteve të huaja. Nga të dhënat e marra nga sistemi TIMS, për numrin e automjeteve të hyra, të ballafaquara me dokumentacionin e arkëtimeve të paraqitur nga zyra e financës të doganës, si dhe akordimeve të bëra me punonjësit përgjegjës, rezultoi se doganierë të pikës së hyrje daljes nuk shënonin në regjistër të gjitha mjetet, duke sjellë një diferencë të pa arkëtuar, në total me dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në vlerën e 120,195 euro për 2.671 raste, për periudhën 2012-2013.
 
3. Mozbatimi dhe mosarkëtimi i tarifave te parkingut, duke krijuar një dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit, për 4,334,600 lekë në periudhën 01.06.2012-31.12.2013.
 
4. Praktika doganore me grup artikujsh nga i njëjti eksportues të cilat janë trajtuar me origjinë preferenciale me nivel të taksës doganore 0%, në shkelje të MSA-së të Shqipërisë me Bashkimin Evropian;
 
5. Praktika doganore në kundërshtim me legjislacionin tonë doganor, etj.
 
Për këto shkelje dhe shkelje të tjera të konstatuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurori 8 punojës: N.S, N.P, D.D, K.S, A.Q, K.D, L.V dhe F.D, me detyrë doganierë të kontrollit fizik pikë-hyrje dhe të parkingut doganor, në Degën e Doganës Kakavie, të cilët kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”. KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër materialet e auditimit dhe të gjitha provat përkatëse.
 
Për të gjithë doganierët e rezultuar me shkelje në Raportin përfundimtar të Auditimit, KLSH i ka propozuar Drejtores së Përgjithshme të Doganave të marrë masat disiplinore nga “largim nga shërbimi civil” deri në “mbajtje deri në 1/3 e pagës”.
 
Gjithashtu, KLSH ka rekomanduar 7 masa organizative, 5 masa për shpërblim dëmi në vlerën 66,328,917 lekë, si dhe 2 masa administrative, penalitet për 2 subjekte.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia