Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar këtë të enjte, 12 pakistanezë. Mësohet se këta persona kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.
 
12 pakistanezët u kapën në vendin e quajtur ‘Post Katund”, të cilët pasi të kalonin në Mal të ZI, kishin si destinacion Gjermaninë.
 
Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në në kufirin jeshil me Greqinë, pasi ka patur sinjalizime për hyrjen e klandestinëve sirianë në vendin tonë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)