KAKAVIJË- Vijojnë incidentet në pikën kufitare të Kakavijës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 autobusë të linjës Shqipëri-Greqi janë bllokuar për disa orë në pikën kufitare, pasi nuk janë lejuar të kalojnë nga pala greke.
Shkak për këtë pengesë, mësohet se është bërë përfundimi i afatit për rinovimin e licencave të autobusëve, që u përkisnin kompanive shqiptare.
Qindra pasagjerë në autobusët shqiptarë të linjave të udhëtimit ndërkombëtar qëndruan të bllokuar, ndërsa pas disa orësh, autobusët janë lejuar të udhëtojnë drejt shtetit helen, por duke mos i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, i cili vijon të jetë prezent prej disa javësh.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave greke po shqyrton funksionimin e partneritetit të përbashkëta shqiptarë-grek dhe është duke hartuar një listë me shoqëritë që do të lejohen të punojnë në linjën Shqipëri-Greqi.
PANARITI HOMOLOGUT GREK: TE NJIHEN DOKUMENTET SHQIPTARE
Ministria e Jashtme reagoi në lidhje me incidentin në kufi dhe rastin e kthimeve të emigrantëve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ditët e fundit janë evidentuar disa raste të kthimit të emigrantëve shqiptar në kufi, me arsyen se në pasaportën biometrike emërtimet e vendeve greke të shkruheshin në gjuhën greke, në të kundërt dokumentet e tyre ishin të pavlefshme.
Kështu, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti në një bisedë telefonike i ka kërkuar homologut të tij grek, Avramopulos që të vijojë përkohësisht praktika e vjetër për njohjen e dokumenteve shqiptare, deri sa të arrihet një marrëveshje.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm grek, Avramopulos e ka miratuar kërkesën e homologut të tij shqiptar, por me kusht që kjo praktikë të ndiqet vetëm për 45 ditët në vijim.
Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme bën të ditur se gjatë kësaj periudhe do të punohet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare nga të dyja palët.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com