Kakavijë/Dy persona dolën pozitiv me COVID-19 në kufi edhe pse ishin me test negativ me vete! Pala greke kthen 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal

Kakavijë/Dy persona dolën pozitiv me COVID-19 në kufi edhe pse ishin me test negativ me vete! Pala greke kthen 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal

Foto ilustruese

Dy raste kanë ndodhur brenda 24 orëve ku dy punëtorë sezonal kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga testi i shpejtë që pala greke u ka bërë në kufirin e Kakavijës, edhe pse ato zotëronin një test të bërë në laboratorë që vërtetonte se ishin negativ. Kjo ka bërë që dy autobusë, me të cilët këto dy persona udhëtonin, të ktheheshin pas, ku një u kthye pas mbrëmjen e kaluar me 40 persona dhe një ditën e sotme me 20 persona. 

Mbrëmjen e kaluar, 40 punëtorë sezonalë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë, pasi njeri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus gjatë testit të shpejtë që autoritet greke i kanë bërë në kufi sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria greke. Kjo ka bërë që i gjithë personat që udhëtonin me të në autobus të ktheheshin pas dhe të mos lejoheshin të kalonin kufirin drejt Greqisë. Qytetari me iniciale G.M., 56 vjeç nga Fieri, rezultoi pozitiv ndonëse kishte në dorë analizën e negativitetit të bërë në një prej laboratorëve të specializuar në kryeqytet.

Gjatë pasdites se sotme një tjetër autobus me 20 punëtorë sezonal shqiptar është kthyer pas nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me COVID-19. Shtetasi edhe pse kishte një test negativ të bërë në një laborator në qytetin e  Korçës, ka rezultuar pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke. 20 punëtorë sezonalë kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut në Greqi, por që janë kthyer pas

Prej dy ditësh Greqia ka vendosur masa të reja kufizuese në kufi ku ka mbyllur atë të Kapshticën dhe ka lënë të lirë për kalim vetëm Kakavijën për të gjithë ata shtetas që kanë leje qëndrimi në Greqi. Madje përveç testit negativ që qytetarët duhet të kenë me vetë, pala greke u bën edhe një test të shpejtë në kufi, test që zbuloi dy raste dhe kthehu pas 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Kakavijë/Testi i shpejtë e nxjerr pozitiv me COVID-19, ndërkohë që ishte konfirmuar negativ brenda 72 orëve! Pala greke kthen pas autobusin me 20 punëtorë sezonal

Një autobus tjetër me 20 punëtorë sezonal shqiptar është kthyer pas nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me COVID-19. Shtetasi edhe pse kishte një test negativ të bërë në një laborator në qytetin e  Korçës, ka rezultuar pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke si pjesë e masave të shtuara anti-COVID.

20 punëtorë sezonalë kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut në Greqi, por që janë kthyer pas. Një ditë më parë edhe një autobus me 40 punëtorë sezonal u kthye pas pasi njëri prej tyre rezultoi me Covid-19 nga testi i shpejtë, ndërkohë që testi që kishte bërë në një laborator të specializuar në Tiranë, kishte rezultuar negativ. Testi me të cilën qytetarët paraqiten në kufi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe deri më tani testi i shpejtë në kufi ka nxjerrë dy raste pozitive me COVID, edhe pse testi i parë ishte negativ.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sh.mire: 22/11/2020 16:55

    Aq mire ua kane bere. i falcifikojne dokumentat dhe vene ne rezik tere autobuzin, lere pastaj shtete ne te dy anet e kufirit. Nuk po shkojme dot ne pune dhe ne per te bere te mundur sado pak perballimin e kesaj situate. gjithsesi tek mundohemi te sigurojme jetesen pa shkelur mbi jeten e te tjereve, jemi shume me te nderggjegjshem se sa keta. Prandaj dhe ne shqiperi virusi ka gjetur fole te sigurt. rast tipik kur te jetosh me te tjere shqiptare te ndeshkon ne politiken e grupit. Kane kohe qe e vuajne kete gje shqiptaret po nuk vene mend eshte tipi i majmunit ...

    Përgjigju
  • Eri: 22/11/2020 15:49

    Ty kafsha nga te kemi?? Cfare pune bene ? Per te ndihmuar vendin tend???

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/11/2020 15:02

    Mos shkoni ore të mjerë andej tu shkele greku. Rrini ketu në vendin tuaj! Punoni ketu për vendin tuaj, o të mjerë! O fshatarë të mjerë laluco lepër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi