Ministria e Jashtme: Shtyhet orari i kalimit në Kakavijë me një orë! Një javë karantinë për ata që kalojnë në Greqi nga kjo pikë, 5000 euro gjobë kush e thyen

Ministria e Jashtme: Shtyhet orari i kalimit në Kakavijë me një orë! Një javë karantinë për ata që kalojnë në Greqi nga kjo pikë, 5000 euro gjobë kush e thyen

Pika kufitare në Kakavijë

Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen  e orarit të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës. Përmes njoftimi zyrtar, ata bëjnë me dije se orari do të jetë nga ora 07:00 - 23:00 në ndryshim nga sa ishte më parë, 06:00 - 00:00.

Ndryshe nga Kapshtica, pika kufitare në Kakavijë do të qëndrojë e hapur për të gjitha automjetet ndërsa të gjithë personat që do të futen përmes kësaj pike do të vetëkarantinohen për 1 javë.

Ministria e Jashtme njofton se nëse kjo masë do të shkelet atëherë do të aplikohet gjoba 5000 euro për personat.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë greke:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që ka hyrë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00 të ditës së sotme, duhet të vetëkarantinohet një javë.

Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€.

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

Qytetarët që hyjnë në Greqi për nevoja absolute pune dhe dalin nga territori i saj, nuk do të kenë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.

Për më shumë, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendimi do të jetë në fuqi nga data 20.11.2020 – 4.12.2020.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit