Kakavijë, grekët bllokojnë hyrjen
në Greqi: Virus në sistemin TIMS
Kakavija është shndërruar në një pikë të pakalueshme për qindra qytetarë shqiptarë që qarkullojnë nga të dy anët e kufirit. Anomalia në sistemin e të dhënave personale për kalimtarët dhe automjetet, ka shkaktuar radhë të gjata në tokën greke.
GJIROKASTËR – Kakavija është shndërruar në një pikë të pakalueshme për qindra qytetarë shqiptarë që qarkullojnë nga të dy anët e kufirit. Anomalia në sistemin e të dhënave personale për kalimtarët dhe automjetet, ka shkaktuar radhë të gjata në tokën greke duke i’u afruar territorit shqiptar dhe superuar atë asnjanës ç'ka përkthehet në një radhë më tepër se 2 km.
Qytetarët shqiptarë në pritje për të kaluar në territorin grek, janë ankuar pranë autoriteteve shqiptare të Policisë në Kakavije ndërkohë që këto të fundit kanë marrë përgjigje prej homologes greke për ekzistencën e një virusi në serverin qëndror në Kakavije, ç'ka ka bërë të pamundur vijimin normal të punës në të katër sportelet e kontrollit policor si dhe në dy sportelet e kontrollit doganor gjithmonë në territorin grek.
Shfaqja e parë e virusit u shënua në orën 14:00 të ditës së sotme ku bllokoi përkohësisht për 60 minuta, veprimtarinë e doganës greke dhe të kontrollit policor. Gjatë kësaj periudhe, falë edhe pranisë së paktë të automjeteve në Kakavije dhe këmbësorëve për shkak të vapës, nuk u krijua radhë e madhe përveç tre apo katër mjeteve, ndërkohë që grekët në këtë rast, operuan manualisht duke shmangur burokracinë e detyrueshme për të verifikuar të dhënat e pasaportave me sistemin TIMS.
Ndërkohë që në orën 18:00 sistemi informatik i të dhënave në Kakavijen greke, pësoi goditjen e dytë në një kohë kur qarkullimi njohu një dinamikë të madhe. Pra kjo krijoi paralizimin total të lëvizjeve në të dy anët e kufirit dhe kësisoj krijimin e radhëve kilometrike në pjesën greke të Kakavijes në kufi me territorin shqiptar duke e superuar madje edhe rripin tokësor asnjanës, që ndan të dy shtetet.
Pala greke ka premtuar rregullimin e menjëhershëm të defektit të krijuar rishtaz, por kjo varet nga aftësia e kapërcimit të këtij defekti, prej specialistëve të informatikës në Janinë. Madje grekët pretendojnë se sistemi ka pësuar goditje të rëndë dhe kërkohet një ndërhyrje më e specializuar nga Athina. Gjithësesi, kjo nuk është hera e parë që sistemi informatik i të dhënave në Kakavijen greke, pëson një goditje të tillë, pasi edhe herë të tjera gjatë këtij viti, janë shfaqur anomali të ngjashme në sistem.
Redaksia online
(ar.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.7%
-
Të gabuar
54.3%
-
Nuk e di
15%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01