KAKAVIJE- Një shtetas grek është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës, pasi i janë gjetur në makinë rreth 25 kg drogë. 73 vjeçari, Christos Tzouganatos, po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Athinës.

Ndërkaq gjatë kontrollit të policisë kufitare në makinën e tij tip “Daewo” me targë ZHB 6844, është kostatuar se automjeti ishte me dopio shasi, ku dhe ishte vendosur lënda narkotike.

Droga, e llojit marijuanë, e paketuar dhe fshehur në makinë, kishte si destinacion shtetin fqinj, ndërkaq pas kontrollit, policia kufitarë ka sekuestruar lëndë narkotike.

Në doganën e Kakavijës ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e narkotikëve për hëtimin e ngjarjes, dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)