Fluks i lartë lëvizjesh në fundjavë, radhë e gjatë në Kakavijë! Pala greke punon me personel të reduktuar

Në kohë të sezonit turistik por edhe fundjavës ku fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh, pala greke punon me staf të reduktuar. Kjo ka shaktuar një radhë të gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kakavijës.

Prej më se dy orësh me dhjetëra automjete janë bllokuar në doganën e Kakavijës, për shkak të fluksit të lartë të udhëtareve dhe mungesës së kapaciteteve në doganën greke. Pala shqiptare po punon aktualisht me 3 sportele ndërsa pala greke 2.

Në 12 orët e fundit drejt Greqisë kanë kaluar 3 mijë persona dhe kanë hyrë drejt Shqipërisë 1500 të tjerë. Qytetarët ndodhen nën rrugë prej orësh të bllokuar, ndërsa po përballen edhe me temperaturat e larta.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës