KAKAVIJË - Një 21-vjeçar nga Kuçova është arrestuar për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit një kosovar.

21–vjeçari Ervin Bejdo u kap dje  rreth orës 14.40 në vendin e quajtur ish karburanti Eko-Kakavije, duke tentuar të kalojë me këmbë  kufirin e gjelbër ku dhe ka marrë përsipër të kalonte në mënyrë të paligjshme në Greqi,një çift Kosovar:

Z. K, 27 vjeç, banues në fshatin Lybeniç,Pejë.
A. Sh, 21 vjeçe, banuese në Duhël-Suharekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)