Kakavijë, pranga 22-vjeçarit iu
gjetën 26 kg mariuanë në makinë

Kakavijë, pranga 22-vjeçarit iu<br />gjetën 26 kg mariuanë në makinë
GJIROKASTËR - Sekuestrohen 26 kilogramë lëndë narkotike në doganën e Kakavijës dhe në pranga është vënë edhe transportuesi. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur se, në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, efektivët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë ndërprerë një trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Athinës, Greqi.
 
Kështu rreth orës 14:00, efektivët e policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Peugeot” me targë AA 595 FR, që drejtohej nga Igli Doçe, 22 vjeç, lindur në Gramsh e banues në Sarandë.
 
Gjatë kontrolleve, në shasinë e automjetit, në pjesën poshtë të bagazhit, ishte krijuar një dhomë e fshehtë enkas për të fshehur lëndë narkotike dhe në brendësi të saj u konstatuan pako me lëndë narkotike.
 
Nga kontrolli ka rezultuar se në dhomën e fshehtë u gjetën 52 pako të mbështjella me letër natriban të mbushura me lëndë narkotike, me peshë 0.5 kg secila, gjithesej 26 kilogramë mariuanë.
 
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit Igli Doce, për veprën penale të Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Destinacioni i drogës ishte Athina. Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit