KAKAVIJË - Rreth 20 kg lëndë narkotike është zbuluar dhe sekuestruar gjatë natës së sotme në pikën kufitare të kakavijës. Mariuana është gjetur në makinën tip Citroen me targa IEM 1162, e drejtuar nga shtetasi  Vangjel Kananaj nga Fieri.

Lënda narkotike u zbulua e fshehur në dyshemene e karrocës së lidhur pas automjetit, gjatë një kontrollit të kryer në vijën e dytë nga Policia Kufitare e Kakavijës. Ndërkohë është vënë menjëherë në prangat e policisë 55 vjeç, i akuzuar për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.

Lenda narkotike, automjeti dhe karroca u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale "Trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike".

Droge Kakavije

Droge Kakavije
 Foto të tjera..

Redaksai Online
(o.b/ shqiptarja.com)