Policia Kufitare e Kakavijës paraditen e sotme ka arrestuar 54-vjeçarin Petrit Vranja, banues në Durrës, i cili ka tentuar të kalojë në shtetin grek 3.5 kg kanabis të cilën e kishte fshehur në automjetin me targa AXH 1978, në gomën rezervë.
Lënda narkotike është gjetur pas kontrollit të imtësishëm nga policia kufitare në automjetin e 54-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Policia Kakavijë
Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike ".
Sekuestrohen 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas .
Më datë 16.10.2017, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Petrit Vranja me automjetin me targa AXH1978. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në gomën rezervë kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës rezultoi 3.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Petrit Vranja, 54 vjeç , banues në Durrës.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO