KAKAVIJE- Një sasi prej 107 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke në dalje të doganës së Kakavijës në territorin e shtetit grek. Lënda narkotike u gjet në një furgon pasagjeresh që drejtohej nga një 27-vjeçar banues në Gjirokastër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Automjeti i është nënshtruar një kontrolli rutinë nga policia e vendit fqinj, teksa në të u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.
Droga ishte mbështjellë me letër natriban dhe ndarë në pako të vogla, ndërsa destinacioni saj ishte tregu grek.
Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe të faktit nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në rrjet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com