Kakavijë, vrau në 2016 për
hakmarrje, arrestohet autori 

Kakavijë, vrau në 2016 për<br />hakmarrje, arrestohet autori <br>
KAKAVIJË-Arrestohet një person i kërkuar për vrasje. Ermal Binjaku 28 vjeç banues në Fier në doganë teksa po hynte në Shqipëri u paraqit me identitet të rremë (F.B).

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sistemin ‘’TIMS’’ rezultoi se emri i vërtetë është Ermal Binjaku, ndërsa ishte në kërkim për vrasjen e Denis Kasajt.

Ermal Binjaku akuzaohet nga prokuroria si është autor kryesor i atentatit me arme te ndodhur me 8 janar 2016 ku u vra Denis Kasa dhe mbetën të plagosur Klement Kastratit e Elton Margariti.

Vrasja sipas policisë asokohe është bërë për hakmarrje. Pista e Hakmarrjes çoi hetuesit drejt Ermal Binjakut dhe përgjimit të bisedave telefonike të tij nga ku rezultoi se ka folur me Ylli Nazerajn në lidhje me ngjarjen në Mbrostar.

Nga hetimet rezulton se atentati ndaj Kasajt i sapo kthyer atëherë nga emigrimi ka ardhur për shkak të një konflikti të hershëm midis dy fiseve në zonën e Fierit. Për këtë krim atëherë u arrestua edhe ish-agjenti i SHISH Florian Bushi, së bashku me Ilirjan Memushin dhe Ylli Nazerajn.

Këta shtetas sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për t’i dhënë mundësi Ermal Binjakut të ekzekutoj Kasajn, por e pazbardhur mbetet nëse objektiv ka qenë Kasaj apo Klement Kastrati fis me të cilin Ermali ka pasur konflikte prej vitesh.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia