Një autobus tjetër me 20 punëtorë sezonal shqiptar është kthyer pas nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me COVID-19. Shtetasi edhe pse kishte një test negativ të bërë në një laborator në qytetin e  Korçës, ka rezultuar pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke si pjesë e masave të shtuara anti-COVID.

20 punëtorë sezonalë kishin lidhur kontrata pune në zonën e Selanikut në Greqi, por që janë kthyer pas. Një ditë më parë edhe një autobus me 40 punëtorë sezonal u kthye pas pasi njëri prej tyre rezultoi me Covid-19 nga testi i shpejtë, ndërkohë që testi që kishte bërë në një laborator të specializuar në Tiranë, kishte rezultuar negativ. Testi me të cilën qytetarët paraqiten në kufi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe deri më tani testi i shpejtë në kufi ka nxjerrë dy raste pozitive me COVID, edhe pse testi i parë ishte negativ.


Lajmi kryesor:

Kakavijë/Dy persona dolën pozitiv me COVID-19 në kufi edhe pse ishin me test negativ me vete! Pala greke kthen 2 autobusë me 60 punëtorë sezonal