KRUJE - Betoni vazhdon të pushtojë qytetet dhe objektet e trashëgimisë historiko-kulturore, duke mos u ndalur as para portave të Kalasë së Skënderbeut në Krujë, ku historia na thotë se janë ndalur taborët e ushtrive osmane.
Prej disa ditësh, në hyrje të kësaj kalaje kanë nisur të ngrihen disa ndërtesa të mëdha prej betoni, siç njoftohemi në tabelën e vënë në fillim të punimeve me lejen e Bashkisë së këtij qyteti. Sikur të mos mjaftonin pallatet, të cilët zënë pamjen e kalasë në këtë qytet, ndërtimi që po kryhet në hyrje të portës së kalasë, mund të përbëjë një tjetër rrezik për këtë objekt të rëndësishëm të historisë sonë, që dalëngadalë po humbnet vlerat e saj. Ndërsa kjo kala është pronë e Minitrisë së Kulturës, leja për ngritjen e këtyre ndërtimeve është dhënë nga ana e Bashkisë së Krujës, gjë që lejon ndërtuesit të hedhin beton ditën për diell pa u bezdisur nga askush.
Asnjë nga punonjësit e Muzeumit dhe Kalasë së Krujës, nuk pranon të pronocohet për dëmet që po i bëhen kësaj kalaje dhe trashëgimise historike, pasi është Ministria e Kulturës ajo që përgjigjet për të. Ndërtuesit kanë vendosur një tabelë në hyrje të punimeve, ku tregojne se është vetë Bashkia e Krujës, që ka dhënë leje për ngritjen e një ndertese e cila do shërbejë për dyqane dhe apartamente banimi. Muri lidhës i hyrjes së Kalasë është dëmtuar, duke u zëvdësuar me një mur betoni, që duket se do të shërbejë edhe si nja nga fasadat e dyqaneve që do ngrihet.
Kjo ndërtesë në hyrje të Kalasë dëmton si imazhin e vetë objektit historik, ashtu edhe atë të pazarit të vjetër të Krujës, të dyja këto pjesë e fondit të arte të trashëgimisë sonë kulturore e historike.
/Shqiptarja.com