Kalaja e Krujës ‘pushtohet’ nga turistët! Muzeu pret mbi 1 mijë vizitorë në ditë, për 9 muaj mbi 75 mijë turistë

Në Krujë turizmi kulturor nuk ka sezon! Kalaja e Skenderbeut, muzeu dhe pazari karakteristik janë të tejmbushur me turistë edhe gjatë shtatorit. Drejtori i Muzeut tha për Report TV se nga Janari e deri më tani numërohen 75 mijë vizitorë, ndërsa në krye për këtë vit, janë turistët nga Spanja.

Me mijëra turistë vizitojnë çdo ditë kalanë e Krujës.

Është mesi i shtatorit dhe fluksi vazhdon i njëjtë me muajt e verës.

Drejtori i muzeut “Gjergj Kastrioti”, Medi Hafizi, shprehet për Report Tv se çdo ditë në muze hyjnë mbi një mijë vizitorë.

“Ka një rritje duke krahasuar me vitin e kalaur 40 për qind më shumë se vitin e kaluar. Përpos të huajve tani kanë nisur dhe eskursionet e nxënësve nga Kosova.

“Ka ditë që i kalojnë 1 mijë vizitorë në ditë, kryesisht gushti kishte më shumë, por edhe tani vazhdon i njëjti trend. Vetëm sot kanë hyrë në muze 300 turistë nga Gjermania”.

Nga Janari deri më 20 Shtator, 75 mijë turistë kanë vizituar Kalanë e Krujës dhe Muzeun Historik, ndërsa Muzeu Etnografik është ende të restaurim. Numri i vizitorëve është 40 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa gjeografia e turistëve është e larmishme nga të gjitha shtetet e botës.

“Shifra momentale 75 vitë nga janar deri më ditën e sotme. Këto vetem në muze, sepse muzeu etnografik është në restaurim. Ky vit ka prurje të reja nga mosha, por dhe nga gjeografia e shteteve. Ka rekord të vizitorëve spanjoll. Gushti dhe Shtatori të ngarkura, kalon një mijë vizitorë në vit”.

Për mikrofonin e Report TV, turistët e huaj shprehen të impersionuar me kalanë madhështore, ku zhvilloi betejat Skënderbeu, natyrën piktoreske të Krujës dhe mikritjen e vendasve.

“Është hera e parë që vij në shqipëri, vendi është i mrekullueshëm dhe njerëzit të dashur. Jam e impresionuar me bukuritë natyre, tani që ndodhem në muze po njihem dhe me historinë e vendit tuaj. Më pëlqen çdo gjë dhe mendoj se do rikthehem në Shqipëri vitin tjetër”, tha një turiste.

“Vijmë nga Pulia me grup miqsh. Kishim dëgjuar për kalanë e Skenderbeut dhe vendosëm ta shohim nga afër”, u shpreh një djalë. 

“Është hera e dytë që vij në Shqipëri. Ky është tempulli Skenderbeut, i mrekullueshëm.  Jam nga nga Napoli dhe kam në plan të shëtis në disa vende, si Ksamili apo Korca”, tha një turist. 

“Kam parë një dokumentar në Tv Italian dhe vendosa të vij. Mund të them se jam e dashuruar me Shqipërinë. Kam parë Beratin, tani jam në Krujë e më pas do të shkoj në Shkodër. Më pëlqejnë qytetet historike, natyra dhe mikpritja e njerëzve”, tha një turiste. 

Ndërtuar në shekullin V-VI, Kalaja e Krujës, së bashku me Muzeun Kombëtar që ndodhet brenda saj, përfaqëson një nga monumentet arkitekturore më të çmuara në Shqipëri. Muzeu përkujton jetën dhe luftërat e Gjergj Kastriotit. Po kështu  Pazari i Vjetër është ndër më të njohurit në vend, me rrugicat e ngushta me kalldrëm ku ofrohen punime artizanale tradicionale.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore