Ngjarja e rrallë, regjistrohet në ato raste kur në Kaliforni bien reshje mbi nivelin normal, dhe si rezultat gjelbërimi dhe lulëzimi është i dukshëm gjatë gjithë pranverës, dhe madje edhe në fillim të verës, pavarësisht nga temperatura të cilat tashmë mund të prekin vendin në fillim të qershorit.
Në qershor temperaturat arrijnë 50 ° Celsius (në hije), dhe në disa raste tejkalojnë edhe 55 ° në mes të sezonit të nxehtë. Ndërsa sipas topografëve që kanë studiuar zonën, malet e larta që rrethojnë zonën bëjnë që në grykë e cila ndodhet gati 100 metra nën nivelin e detit, temperaturat të jenë aq të larta, sa të konsiderohet si vendi më i nxehtë i planetit.
Por disa fotografë kanë sjellë një set fotografik të realizuar në Luginën e Vdekjes gjatë kohës kur gjelbërimi dhe ngjyrat i japin një pamje tjetër kësaj zone.FOTO



Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
