Kalifornia lufton me flakët, shkon në 6 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Janë konfirmuar 6 viktima nga zjarret që përfshirnë Kalifroninë Veriore, që ditën e hënë e javës që shkoi. Një 70-vjeçare dhe dy stërnipërit e saj, 4 dhe 5 vjeçarë janë gjetur gjatë orëve të fundit dhe janë konfirmuar edhe nga familjerët e tyre.

Tre trupat janë gjetur në një banesë. Gjithashtu, ekipet e kërkimit kanë gjetur një trup, ende i paidentifikuar.

Dy zjarrfikës humbën jetën të enjten, duke e çuar numrin e viktimave në 6. Ndërkohë, 17 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra e mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre. Zjarret nisën të hënën pas një defekti në një makinë, që ndezi një zjarr që u përhap në një zonë të madhe.

Ekipet e zjarrit po vijojnë luftën për të shuar flakët, që kanë shkatërruar lagje të tëra.

Ndërkohë më shumë se 38,000 njerëz kanë marrë urdhër evakuimi të dielën në rrethinat dhe qytetin e Redding, rreth 160 milje në veri të kryeqytetit Sacramento, nga një zjarr që ka shkatërruar më shumë se 500 ndërtesa dhe ende nuk është vendosur nën kontroll.

“Më shumë se 4,000 ndërtesa kërcënohen nga zjarri”, kanë thënë zyrtarët.

Që nga mbrëmja e së shtunës, një ushtri prej rreth 3500 zjarrfikës dhe një skuadron prej 17 helikopterësh ujëhedhës.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Kalifornisë çkatë bëhet i munudr përdorimi i fondeve federale për të ndihmuar në luftën me zjarret dhe ndihma për banorët në procesin e rekuperimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?