Kalimi në dixhital/ Autoriteti i Mediave detyron katër televizionet të fikin sinjalin analog

Kalimi në dixhital/ Autoriteti i Mediave detyron katër televizionet të fikin sinjalin analog

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive detyron katër televizionet, TV Klan, Klan Plus, Abcnews dhe Shijak TV që të fikin transmetimet analoge ne Tirane dhe Durres. Një javë pas kalimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit në dixhital, katër televizionet në fjalë nuk i ishin bindur vendimit duke mos fikur sinjalin analog, por është dashur ndërhyrja e AMA-s që të fiken një herë e përgjithmonë. Me fikjen e antenës së transmetimit analog është finalizuar procesi i dixhitalizimit në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se përmes teknologjie dixhitale , publiku ka mundësi të ndjekë një numër më të lartë programesh, pasi në Tiranë-Durrës transmetohen tani 38 kanale pa pagesë. “Ky proces me rëndësi mbarëkombëtar është produkt i një pune të gjatë dhe voluminoze të AMA-s në bashkëpunim me qeverinë, operatorët audiovizivë dhe publikun. Në funksion të këtij procesi, AMA ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të finalizuar me sukses këtë detyrim, duke plotësuar kuadrin rregullator, licencuar operatorët privatë kombëtarë numerike, koordinuar me operatorët për lirimin e frekuencave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe migrimin (zhvendosjen) në frekuencat e përcaktuara, lirimin e brezit DD2 për t’u përdorur për rrjetet mobile.

AMA ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informuese për publikun përmes të gjithë kanaleve të komunikimit si dhe ka asistuar me strukturën Call Center për të informuar të gjitha shtresat e popullsisë, përfshirë moshën e tretë, të cilët kanë akses të kufizuar në teknologjitë e reja. Gjithashtu, qeveria shqiptare në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, ka subvencionuar operatorët audiovizivë për mbulimin e pjesshëm të kostove që shoqërojnë procesin e digjitalizimit, si dhe ka akorduar fonde vjetore për financimin e fushatës së informimit publik.

Autoriteti i Mediave Audiovizive falënderon publikun për mirëkuptimin e treguar në të gjithë ecurinë e këtij procesi tejet sfidues për të gjithë aktorët e përfshirë. Proces i cili sjell një ndryshim rrënjësor në mënyrën e të parit televizor për shoqërinë dhe e rendit Shqipërinë në vendet evropianë të cilat kanë përqafuar teknologjinë e re si një detyrim ndërkombëtar që buron nga Marrëveshja Ndërkombëtare e Gjenevës 2006”, thuhet në njoftimin e AMA-s.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion