Firmoset marrëveshja, qytetarët e Kosovës e Shqipërisë 9 muaj kalim pa kontrolle në Morinë

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

"Jam shumë i lumtur që sot në këtë vend historik, të jem bashkë me mikun tim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Sveçla për të shkruar bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve tona.

Nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes Qeverive të dy vendeve tona dhe mes dy Kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në Pikat e Kalimit Kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve në zbatim edhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, e nënshkruar kjo më 29 dhejtor të vitit 2018, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri ndryshues të këtij protokolli ekzistues, për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë Kukës të nënshkruar në 20 qershor 2022.

Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë - Kukës për të gjithë periudhën 1 maj - 30 shtator dhe 1 nëntor - 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona", pohoi ministri Balla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

"Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t'i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t'i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë", u shpreh ministri Sveçla.

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes  kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.

"Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’i japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova.

Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë. Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Zveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovar duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi.

Të dy së bashku do të punojmë gjithashtu për rishikimin e protokolleve të tjera sapo kemi diskutuar në zyrën time në Ministrinë e Brendshme edhe protokolle të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën ku do doja të theksoja pikën e kalimit kufitar në Valbonë, pikën e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta edhe më të ngushta midis dy shteteve tona, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm", tha ministri shqiptar.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/04/2024 04:01

    Marreveshje me qellim te mire,por me idiote nuk ka! U mendua per qytetaret e thjeshte,por tani kriminelet,trafikantet e kontrabandistet e cdo lloji do t'a kene fushe me lule kufirin!

    Përgjigju
  • Leje pune: 13/04/2024 11:59

    Duhet marrveshje qe shtetas Kosove te kene automatikisht leje pune ne shqiperi nese jane me nje kontrat pune , pra te kene treg lire pune Brenda dy shteteve

    Përgjigju
  • Ida: 13/04/2024 09:51

    Nga njera ane ne flasim per bashkim kombetar, heqje te cdo trau qe na lidh me pjesen tjeter, nderkohe kta bejne lehtesim.

    Përgjigju
  • o qypa: 13/04/2024 09:21

    me Kosoven, Maqedonine e Malin e Zi nuk duhet me pas kontrolle pervecse per kalim mallrash,eshte toke shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë