Kalimi në rrugën Kukës-Shishtavec vijon të jetë i vështirë, moti i keq përkeqëson situatën

Kalimi në rrugën Kukës-Shishtavec vijon të jetë i vështirë, moti i keq përkeqëson situatën

Rruga Kukës-Shishtavec

Kalimi në rrugën Kukës-Shishtavec vijon të jetë tepër i vështirë, për shkak se askush nuk po e mirëmban e ajo po shkatërrohet çdo ditë e më tepër. Për më tepër, reshjet e shiut të ditës së sotme kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Segmenti prej 27 kilometrash i kësaj rruge nuk është përfshirë në tenderin për mirëmbajtje dimërore, ndonëse ky segment i ka kaluar Bashkisë Kukës për këtë qëllim që nga dhjetori i 2017-s. Bashkia Kukës, nga mungesa e kapaciteteve dhe fondeve, nuk e përballon dot mirëmbajtjen. Ajo ka trokitur në çdo institucion për proçedurën e kësaj rruge, por përpjekjet nuk kanë marrë asnjëherë zgjidhje.

Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve në këtë aks nacional rrugor janë të shpeshta dhe ndodhin edhe për shkak të relievit të thyer. Aktualisht, Kukësi është përfshirë prej tre ditësh nga reshjet e shiut dhe ato të borës. Në lartësitë mbi 800 metra, trashësia ka arritur në 4 deri në 8 centimetra. Deri më tani nuk raportohen probleme që kanë të bëjnë me situata të mundshme për rrugët, energjinë elektrike apo ujin e pijshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar