Nga viti 2025 piloti britanik dhe shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton do jetë pjesë e Ferrarit, duke u larguar pas më shumë se 12 vitesh nga Mercedes.
Së fundmi Hamilton ka thënë se ka kuturë tjetër nga ajo italiane, andaj nuk e di sesi do përshtatet në Itali me ekipin e ri.
"Do të jetë një sfidë e re për mua, por të gjithë e dinë se sa unë i dëshiroj gjërat e reja. Do të jem në një territor të pashkelur. Në Itali do të gjej një kulturë tjetër që nuk jam mësuar.
![]()
Ne britanikët jemi të qetë, madje edhe kur fitojmë, por italianët janë shumë herë më emocional. Nuk e di çfarë më pret, por mendoj se do të jetë një eksperiencë unike për shumë arsye", tha mes të tjerash 39-vjeçari.
Hamilton ka garuar për skuderinë McLaren nga viti 2007 deri në 2012-ën, teksa më pas iu bashkua Mercedes dhe me këta të fundit fitoi 6 tituj, ndërsa me McLaren fitoi titullin e parë të karrierës në xhiron e fundit ndaj Felipe Massa, në vitin 2008.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)